Flash

Korçë/ 30-vjeçari gjendet i lënduar në rrethana të mistershme në rrugë

Lapsi.al 4 October 2025
Korçë/ 30-vjeçari gjendet i lënduar në rrethana

Një i ri rreth 30 vjeç, me inicialet J.S., është gjetur i dëmtuar në rrugë nga familjarët e tij në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Sipas burimeve, familjarët kanë qenë ata që e kanë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se i riu nuk ka dhënë asnjë deklaratë, pasi vetë pretendohet se nuk kujton asgjë nga ngjarja.

Aktualisht nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse ai ka pësuar dëmtime nga një rrëzim aksidental apo nga një akt dhune.

Nga ana e spitalit njoftohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe detajet e incidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI