Flash

Taylor Swift, këngë për ish-të dashurën e Travis Kelce

Lapsi.al 3 October 2025
Taylor Swift, këngë për ish-të dashurën e Travis Kelce

Taylor Swift thuhet se ka thumbuar ish-të dashurën e Travis Kelce në albumin e saj të ri The Life of a Showgirl.

Kelce dhe Nicole ishin në një lidhje të trazuar për rreth pesë vite, para se të ndaheshin përfundimisht në vitin 2022. Që atëherë, Kayla ka folur hapur për përvojën e saj pas ndarjes dhe për urrejtjen e padrejtë që ka marrë nga publiku. Madje, vetëm muajin e kaluar ajo hodhi poshtë pretendimet se ka krijuar qëllimisht drama duke përmendur marrëdhënien e saj me Travis.

Megjithatë, shumë përdorues në internet e kanë akuzuar Kayla-n se ka hedhur kunja ndaj ish-it të saj në mënyra të ndryshme, përfshirë rastin kur festoi fitoren e Philadelphia Eagles në Super Bowl 2025 — ekip që mundi Kansas City Chiefs, skuadrën e Travis-it.

Në këngën “Opalite”, që besohet të jetë e frymëzuar nga lidhja e Taylor me Travis-in, ajo flet për gjetjen e “njeriut të duhur” pas shumë zhgënjimesh romantike. Në një intervistë në Capital Breakfast, Taylor zbuloi se titulli i këngës ka një domethënie të veçantë për të:

“E kisha shkruar fjalën ‘Opalite’ sepse mësova që është një opal i krijuar nga njeriu. Opali është guri i lindjes së Travis-it, dhe gjithmonë më ka pëlqyer. Mendova se është një metaforë e bukur – ashtu si gurët e çmuar, edhe lumturia mund të krijohet nga njeriu,” tha ajo.

Taylor gjithashtu tha se kjo është kënga e preferuar e Travis-it nga albumi.

Por një varg specifik nga “Opalite” ka ngjallur diskutime të forta në rrjet, pasi shumë besojnë se është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Kayla Nicole:

"Nuk e kuptoje pse ndiheshe vetëm / Ti ishe i përkushtuar, ajo në telefonin e saj / Dhe ti ishe thjesht një pozë.”)

Fansat shpërthyen në reagime në platformën X (ish-Twitter): “Taylor Swift thumboi Kayla". “Ky është thumbi më i fortë që s’e prisja.”

Disa rikujtuan momentet kur Kayla publikonte shumë story në Instagram për Travis-in, duke lënë të kuptohet se ajo ishte më e përqendruar në imazh se në lidhje.

Një përdorues shkroi: “Kjo më kujton kur Travis fitoi Super Bowl-in dhe Kayla vetëm e filmonte në telefon gjithë kohën.”

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI