Flash

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjokaj

Lapsi.al 3 October 2025
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurimit personal arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel, ndërsa dy të tjerët Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës.

Fillisht kjo çështje është marrë nën shqyrtim nga Gjykata e Dibrës, por më datë 20 shtator, u vendos që dosja t’i kalojë në kompetencë SPAK për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal. Sakaq avokati mbrojtës i vëllezërve Bushgjokaj ka pretenduar sot se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës nga gjykata e Dibrës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet. Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI