Flash

Isla Fisher thyen heshtjen pas divorcit nga Sacha Baron Cohen

Lapsi.al 3 October 2025
Isla Fisher thyen heshtjen pas divorcit nga Sacha Baron Cohen

Isla Fisher ka folur për herë të parë pas ndarjes së saj të bujshme nga komediani Sacha Baron Cohen, duke zbuluar si ka arritur të rigjejë balancën dhe veten pas divorcit.

Çifti e bëri publik ndarjen në prill të vitit të kaluar, pas më shumë se një dekade martesë, dhe Fisher rrëfen se një nga gjërat që e ndihmoi të shërohej emocionalisht ishte terapia sipas metodës së Carl Jung – një qasje psikologjike që fokusohet në nënvetëdijen, simbolet dhe ëndrrat për të arritur vetëkuptim dhe qetësi shpirtërore.

“Ky është një proces personal, por ajo që më ndihmoi ishte të mos rrija duke e analizuar vazhdimisht gjithçka. Përkundrazi, zgjodha të lëviz përpara, të them ‘po’ çdo mundësie që më dilte përpara dhe t’i përkushtohesha punës”, tha Fisher për The Australian.

Pas ndarjes, 49-vjeçarja është zhytur totalisht në projekte filmike, duke rifilluar karrierën me një energji të re dhe duke e quajtur këtë fazë “një rilindje personale dhe krijuese”.

“Është fantastike që në këtë pikë të jetës sime kam mundësinë ta rindërtoj gjithçka nga fillimi, në mënyrë pozitive.”

Aktorja, e cila për disa vite kishte bërë pauzë nga aktrimi për t’iu përkushtuar familjes dhe rritjes së tre fëmijëve të saj, shton se tani po gjen balancën falë kujdestarisë së përbashkët.

“Kur je prind, fëmijët janë gjithë bota jote. Por tani, kur nuk janë gjithmonë me mua, kam pak kohë edhe për të menduar për të ardhmen time.”

Në vitet e fundit, Fisher ka bërë disa paraqitje të rralla, përfshirë filmin vizatimor “Back to the Outback” (2021) dhe komedinë “Strays” (2023). Roli i saj i parë në kamera pas një pauze katërvjeçare ishte në filmin “The Present” (2024), ndërsa pas ndarjes ka marrë pjesë në komedinë  “Bridget Jones: Mad About The Boy”.

Aktualisht, ajo ka në prodhim katër filma të rinj, përfshirë filmin “Now You See Me: Now You Don’t”, dramën  “Jay Kelly” dhe komedinë aksion “Playdate” me aktorin Kevin James. Kohët e fundit është parë duke xhiruar në Australi për filmin “Spa Weekend”, përkrah Leslie Mann dhe Anna Faris.

Por edhe pse jeta profesionale po lulëzon, Fisher thotë se nuk është ende gati për të nisur një lidhje të re.

“Kjo nuk është fare në listën time të prioriteteve. Nuk jam gati të mendoj për diçka të tillë,” tha ajo për The Sunday Times më herët këtë vit.

Ajo zbuloi gjithashtu se prindërit e saj ishin ndarë kur ajo ishte nëntë vjeç dhe kishin arritur të ruanin një marrëdhënie të qetë, gjë të cilën ajo e sheh si modelin ideal edhe për ndarjen e saj me Sacha.

“Ata ishin shumë të qetë, nuk më kujtohet të kenë debatuar ndonjëherë. Ishin përfshirës dhe të respektueshëm ndaj njëri-tjetrit. Kjo është ëndrra – të ndahesh me paqe.”

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI