Flash

“Erdha tju falënderoj”: Halili zbret në dhomat e zhveshjes së Tiranës, zbulon premion

Lapsi.al 3 October 2025
“Erdha tju falënderoj”: Halili zbret në dhomat e zhveshjes

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka qenë në shënjestër të specialistëve të futbollit dhe gjithashtu figurave të rëndësishme të bardhebluve ndër vite. Vendi i fundit në renditje e kishte vënë me shpatulla pas murit numrin 1 të klubit kryeqytetas, që tashmë ka gjetur rastin të përgjigjet, pa fjalë, por me një shfaqje demonstrative në dhomat e zhveshjes së skuadrës së tij që sapo fitoi derbin me Partizanin.

Halili zbriti në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, duke falenderuar lojtarët dhe duke zbuluar premion që do të shkonte për ta për këtë sukses që mund të ndryshojë fatin e sezonit.

Halili e fjala para skuadrës

“Erdha t’ju falënderoj, me durim ia arritëm të fitojmë ndeshjen. Do ju thosha që është një ndeshje që e presin tifozët, të gjithë se është një luftë sportive e hershme. Unë shpresoj që ne të ecim drejt kësaj rruge. Kemi tre ndeshje shumë të rëndësishme për të mbyllur fazën e parë. Më besoni që testi juaj dhe i yni si klub, janë tre ndeshjet e ardhshme që kemi për të mbyllur fazën e parë.

Lexo më tej: Kryeqyteti bardheblu: Tirana merr fitoren e parë sezonal, Partizani thjesht shfaqet

Sa i përket asaj që pritni, ne po bëjmë një premio sot që do të jetë 20 mijë euro. Ju falënderoj të gjithëve pa përjashtim dhe në veçanti do të falënderoja, pa i mbetur hatri askujt, Tabeku për grintën dhe djalin këtu (Voglin) që duhet të merrni shembull. Dhe falënderimi më i madh i juaj për mua, do jetë kur nga akademia të fusim dy lojtarë që të luajnë gjithmonë. Shpresojmë të gjithë bashkë të bashkohemi e ecim para, të vendosim emrin e klubit tonë ku i takon”, tha Halili para lojtarëve.

Video: Halili në dhomat e zhveshjes së Tiranës

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI