Flash

Batuta e Ramës me Macron dhe Aliyev për Trump/ Reagon Shtëpia e Bardhë

Lapsi.al 3 October 2025
Batuta e Ramës me Macron dhe Aliyev për Trump/ Reagon Shtëpia e

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ekskluzivisht për Top News pas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.

Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!” - thuhet në reagim.

LEXO EDHE: Batutat e Ramës për Trump/ Si doli foto e McGonigal në zyrën e tij në kryeministri?

Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.

LEXO EDHE: Si tallja me Trump u bë virale dhe pse “shakaxhiu” Rama u pendua

Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Trump për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve. /Marrë nga Top Channel

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI