Flash

Tradhëtia, shkak i ndarjes së Nicole Kidman dhe Keith Urban?

Lapsi.al 1 October 2025
Tradhëtia, shkak i ndarjes së Nicole Kidman dhe Keith Urban?

Vetëm një ditë pasi Page Six konfirmoi ndarjen e Keith Urban dhe Nicole Kidman pas 19 vitesh martesë, mediat amerikane raportojnë se këngëtari i muzikës country mund të ketë kaluar tashmë në një lidhje të re.

Sipas TMZ, burime pranë aktores së njohur të serialit Big Little Lies pohojnë se "të gjitha shenjat tregojnë se Keith është me një grua tjetër".

Një prej burimeve thekson: “Le të themi që Nicole nuk e mohon këtë, por gjithsesi është e tronditur.”

Thashethemet kanë përfshirë gjithë qytetin Nashville, ku çifti jetonte bashkë prej vitesh. Nuk dihet ende nëse Urban ka nisur këtë marrëdhënie të re para apo pas ndarjes që ndodhi zyrtarisht në muajin qershor.

Një tjetër burim për Page Six shtoi se Nicole po përpiqet të mbajë familjen të bashkuar në këtë periudhë të vështirë, ndërsa Urban është aktualisht në turne muzikor dhe tashmë është zhvendosur në një banesë tjetër brenda qytetit.

Çifti ka dy vajza: Sunday Rose (17) dhe Faith Margaret (14).

Në qershor, fansat vunë re se Urban nuk postoi asgjë për përvjetorin e martesës së tyre në rrjetet sociale. Ndërkohë që Kidman bëri një dedikim në Instagram, Urban reagoi ftohtë, duke lënë thjesht një emoji me zemër të kuqe.

Gjithashtu, në një intervistë virtuale, Urban thuhet se u largua sapo u përmendën skenat intime që Kidman xhiroi me aktorin Zac Efron për filmin A Family Affair.

 

Të këshilluara

Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Rita Ora, ka marrë së fundmi miratimin për të ndërtuar një palestër në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë rreth 8.5 milionë euro. P...

14:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI