Flash

Robbie Williams rrëfen betejën me sindromën Tourette

Lapsi.al 1 October 2025
Robbie Williams rrëfen betejën me sindromën Tourette

Robbie Williams ka folur për herë të parë hapur për betejën e tij të fshehtë me sindromën Tourette.

Këngëtari 51-vjeçar, i njohur më parë si pjesë e grupit Take That, ishte i ftuar në episodin e parë të sezonit të ri të podcast-it "I'm ADHD! No You're Not", të moderuar nga komediani Paul Whitehouse dhe specialistja e neuroshkencës Dr. Mine Conkbayir.

Gjatë bisedës ai tregoi se sapo kishte kuptuar se mendimet dhe shqetësimet që kishte prej kohësh ishin shenja të sindromës Tourette.

“Pardje po ecja në rrugë dhe e kuptova se këto mendime ishin pjesë e saj”, tha këngëtari.

Williams po ashtu foli për marrëdhënien e tij të komplikuar me performancat live, duke pranuar se ndihet "i tmerruar" nga skena, megjithëse duket i sigurt dhe energjik. Ai tha se për shumë vite ka fshehur frikën dhe ankthin e tij, duke e maskuar para publikut.

“Kam qenë shumë i frikësuar, por tani më në moshë po e përballoj ndryshe këtë sfidë,” tha Robbie, duke falënderuar bashkëshorten e tij, Ayda Field Williams, e cila i ka ndihmuar të ndryshojë perspektivën.

Sindroma Tourette është një çrregullim neurologjik i trashëguar, i karakterizuar nga tiket motorike dhe vokale që përsëriten në mënyrë të pavullnetshme. Megjithëse nuk ka shërim, trajtimet ndihmojnë në menaxhimin e simptomave.

Një tjetër këngëtar i famshëm me këtë sindromë është Lewis Capaldi, i cili bëri pauzë disa vjeçare për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij.

 

Të këshilluara

Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Rita Ora, ka marrë së fundmi miratimin për të ndërtuar një palestër në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë rreth 8.5 milionë euro. P...

14:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI