Flash

Liverpool humb ndaj Galatasaray, Carragher: “Nuk po luan futboll, po luan basketboll”

Lapsi.al 1 October 2025
Liverpool humb ndaj Galatasaray, Carragher: “Nuk po luan futboll, po luan
Jamie Carragher nuk i ka kursyer fjalët për të kritikuar Liverpool-in e Arne Slot, që doli nga ndeshja me disfatën e dytë radhazi: pas humbjes në Premier League kundër Crystal Palace, Reds u rrëzuan 1-0 në Stamboll ndaj Galatasaray-t, të ndëshkuar nga një penallti e Victor Osimhen. Për ish-mbrojtësin dhe tashmë opinionistin, Liverpool “nuk është një skuadër e nivelit të lartë”, por “një kaos total”, dhe akuzon Slot për humbjen e ekuilibrit që i kishte bërë Reds të fortë sezonin e kaluar. “Sot Liverpool nuk po luan futboll, por basketboll. Shkohet nga njëra anë e fushës te tjetra pa kontroll: një skuadër e madhe nuk mund ta lejojë këtë gjë”, ka thënë Carragher për CBS Sports.

Carragher: “Nuk është çështje rezultatesh, por se si luhet”

Carragher ka vënë në shënjestër edhe Florian Wirtz, i ardhur këtë verë për mbi 100 milionë sterlina: “Nuk është në formë, duket jashtë kontekstit. Është i ri dhe do të ketë kohë të rritet, por për momentin duhet lënë jashtë: Liverpool duhet të rifitojë siguri dhe të kthehet te kompaktësia e vitit të kaluar. Në këtë moment është një katastrofë”. Megjithëse pati një fillim sezoni perfekt, me shtatë fitore radhazi mes kampionatit dhe kupave, Liverpool ka nisur të tregojë krisje shqetësuese. Humbja në fushën e Crystal Palace dhe ajo në Champions kundër Galatasaray kanë vënë në qendër të vëmendjes problemet e skuadrës së Arne Slot, ende e para në shifra, por jo në paraqitje.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by CBS Sports Golazo (@cbssportsgolazo)

Ish-flamuri i Liverpool ka nënvizuar se sinjalet e alarmit ishin të dukshme që në ndeshjet e fituara: “Nuk është çështje rezultatesh, por mënyre loje. Shenjat dukeshin që në fillim — Liverpool rrezikoi shumë edhe kundër Newcastle, që ishte me dhjetë lojtarë. Dhe kundër Palace lejoi shumë raste, më shumë se çdo skuadër tjetër në Premier”. Sipas ish-mbrojtësit, rënia ishte e parashikueshme dhe tani i takon trajnerit të përmbysë situatën: “Ajo që ka ndodhur nuk më befason. Slot duhet ta rregullojë situatën”. Reds do të përpiqen të ngrihen që të shtunën, në ndeshjen e madhe të Premier League kundër Chelsea.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI