Flash

KPA rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

Lapsi.al 1 October 2025
KPA rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

Vendimi, i cili ka efekt të menjëhershëm dhe është përfundimtar, u mor nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Laskajt.

Prokurori Milan Laskaj ishte shkarkuar më 27 mars të vitit të kaluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për probleme në kriterin e pasurisë dhe për cenim të besimit të publikut – konkluzione që KPA i gjeti të pabazuara.

Laskaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Prokurorinë e Tropojës. Më pas ka punuar në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, ku ka mbajtur edhe funksionin e drejtuesit. Së fundmi u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku ushtron edhe sot detyrën e tij./ BIRN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI