Flash

U raportua për të shtëna me armë zjarri pranë liqenit, policia sqaron ngjarjen

Lapsi.al 30 September 2025
U raportua për të shtëna me armë zjarri pranë liqenit,

Ditën e sotme është raportuar në disa media për të shtëna me armë zjarri në zonën e Liqenit Artificial.

Megjithatë, policia thotë se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Sipas bluve të Tiranës, ka qenë një qytetar që ka telefonuar duke raportuar për të shtëna me armë për shkak të një konflikti banal mes disa personave për bllokimin e rrugës me makinë.

Por policët që kanë mbërritur në vendngjarje thonë se nuk është konstatuar asnjë e dhënë që të tregojë se ka pasur të shtëna me armë.

Më pas, i njëjti person që sinjalizoi fillimisht, ka telefonuar sërish policinë duke dhënë një version tjetër të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI