Flash

Tensione mes Hoxhës dhe Alibejt në GJKKO, flasin për vendndodhjen e Suel Çelës

Lapsi.al 30 September 2025
Tensione mes Hoxhës dhe Alibejt në GJKKO, flasin për vendndodhjen

Seanca gjyqësore e procesit ‘Plumbi i Artë’ është kaluar me tensione mes të pandehurit Xhuliano Hoxha dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, pasi ky i fundit iu përgjigj disa herë rresht "s'e mbaj mend".

Përgjigjet e Alibej ngjallën nervozizëm tek i pandehur Xhuliano Hoxha gjatë procesit, teksa po e pyeste për një vajzë, Megi K., ish e dashur e Alibejt Hoxha "shpërtheu": O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin!

Pasi nuk mori asnjë reagim nga i penduari, i pandehuri Hoxha vijoi: Pishmani im në jetë është që s'të vrava ty me dorën time.

Pyetjes së Hoxhës se nëse kishte dashur ta vriste shtetasen Megi K., Alibej i tha të pyeste Suel Çelën.

"E ke në Peqin Suel Çelën", tha Alibej, duke i kërkuar ndjesë avokatit Sokol Hazizaj, që mbron Çelën në një tjetër proces.

I pyetur nëse do të bashkëpunonte sërish sot me Xhuliano Hoxhën dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën, Alibej tha: "Edhe me djallin për Talo Çelën".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI