Flash

Jep dorëheqjen njeriu kyç i Ramës, Vali Bizhga

Lapsi.al 30 September 2025
Jep dorëheqjen njeriu kyç i Ramës, Vali Bizhga

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës. E njohur si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët publik, ajo është konsideruar si një prej figurave kyçe në strukturën drejtuese të Kryeministrisë. Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.

Surpriza e lëvizjes vjen nga përzgjedhja e pasardhëses së saj, e cila do të jetë sërish një grua. Burime për News24 konfirmojnë se bëhet fjalë për Vilma Premtin, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit në ditët në vijim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI