Flash

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 3 shqiptarë të arrestuar

Lapsi.al 30 September 2025
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 3 shqiptarë të arrestuar

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një grup kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit, ku si pasojë tre shqiptarë janë arrestuar. Siç raportohet kultivimi i kanabisit bëhej në disa banesa dhe në një zonë malore, larg qendrave të banimit, e cila ruhej me kamera sigurie dhe ishte e rrethuar me gardh elektrik.

Gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur në banesë një tunel nëntokësor që po përgatitej për një plantacion kanabisi të brendshëm, drita LED me fuqi të lartë dhe materiale të ndryshme të përdorura për kultivimin e kanabisit.

Po ashtu gjatë aksionit u sekuestruan 300 kg kanabis me vlerë më shumë se 500,000 euro, si dhe pajisje të ndryshme të nevojshme për këtë lloj kultivimi. Operacionin zbuloi ekzistencën e një organizate ndërkombëtare, duke lokalizuar një rrjet kriminal, ku anëtarët e saj ishin shumë profesionistë në nivel ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI