Flash

Arlind Qori fton pensionistët në protestë: Rama po ju tall me indeksimin!

Lapsi.al 30 September 2025
Arlind Qori fton pensionistët në protestë: Rama po ju tall me

Nga data 1 tetor pensionistët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre. Për ata që janë me pension minimal bëhet fjalë për gati 3 mijë lekë ose 4 mijë lekë të vjetra, shumë që është rritur pas indeksimit që ka vendosur të bëjë qeveria për thuajse 721 mijë pensionistë.

Një pensionist me një pension mesatar 11.878 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë vetëm 3 mijë lekë të vjetra.

Por këtë rritje minimale të pensionit, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë e ka quajtur një tallje që bën kryeministri Edi Rama me të moshuarit. Ai ka kujtuar premtimin për pensione minimale 400 euro që Rama bëri në fushatë, ndërsa i ka ftuar pensionistët të protestojnë.

“Qeveria ka vendosur t'i rrisë pensionet me 2.5%: dy shishe qumësht në muaj dhe një tallje e madhe me mbi 700,000 pensionistë. Gjatë fushatës Edi Rama premtoi se në krye të katër viteve pensioni mesatar do të bëhej 400 euro, çka nënkupton se rritja e përvitshme duhet të ishte mbi 50 euro. Të nderuar pensionistë! Edhe sa do të duroni?!” shkruan Qori në rrjetet sociale ku i fton pensionistët të dalin në protestë.

Të këshilluara

E hëna, dita me më shumë aksidente

E hëna ka qenë dita kur ndodhën më shumë aksidente rrugore gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave të bëra publike nga INSTAT, ditët e hëna kanë ndodhur 18,2% e ak...

16:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI