Flash

Tentuan të trafikonin një 14-vjeçare drejt Kosovës, përfundojnë në pranga 2 të rinjtë

Lapsi.al 29 September 2025
Tentuan të trafikonin një 14-vjeçare drejt Kosovës,

Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për trafikim të të miturve, duke arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar dhe një bashkudhëtar të tij, në pikën kufitare të Morinës.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të analizës së riskut dhe kontrollit të detajuar të mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi E. G., 22 vjeç, banues në Berat. Në automjet ndodheshin gjithashtu shtetasi A. K., 18 vjeç dhe një shtetase 14-vjeçare, e shpallur në kërkim familjar nga DVP Durrës për largim nga banesa.

Nga hetimet paraprake dyshohet se E. G. kishte qëllim trafikimin e të miturës drejt territorit të Kosovës, ndërsa bashkëudhëtari i tij, A. K., akuzohet për moskallëzim të krimit, pasi ka qenë në dijeni të qëllimit të udhëtimit.

Të dy shtetasit u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës.

E. G., 22 vjeç, u arrestua për veprën penale “Trafikimi i të miturve”,

ndërsa

A. K., 18 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërkohë, më datë 28.09.2025, familjarët e vajzës 14-vjeçare kishin kallëzuar në Drejtori Vendore të Policisë Durrës për largimin e saj nga banesa, duke çuar në fillimin e hetimeve që çuan në identifikimin e saj në pikën kufitare.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 29 shtator 2025

Pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke bërë që në vendin tonë  vranësirat të jenë presente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu s...

07:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI