Flash

Real Madrid ankohet për lartësinë e barit në Almaty: kërkesë e pazakontë ndaj UEFA-s

Lapsi.al 29 September 2025
Real Madrid ankohet për lartësinë e barit në Almaty:
Nëntë orë udhëtim me fluturim direkt, 6 mijë e 400 kilometra për t’u përshkuar me avion. Udhëtimi i Champions League i Real Madrid në Almaty, Kazakistan (pranë kufirit me Kirgistanin), është një nga më të vështirët që mund të përballosh për një ndeshje të Kupës, duke pasur parasysh vështirësitë logjistike të lidhura me kohën e transferimit nga një vend në tjetrin, si në vajtje ashtu edhe në kthim. Kjo është një nga pengesat për skuadrën e teknikut Xabi Alonso, që në stadiumin e Kairat duhet të përballet dhe të përshtatet edhe me kushtet e fushës së lojës. Madje, Blancos kanë bërë edhe një kërkesë të pazakontë, por të veçantë ndaj Uefa-s: të ulet lartësia e tapetit të barit. Një propozim i bërë pak orë para fishkëllimës së nisjes (të martën 30, ora 18:45) dhe që Federata e ka rrëzuar. Spanjollët do të luajnë në tapetin e barit ashtu siç është, sepse është plotësisht në rregull sipas rregullores së parashikuar.

Çfarë thotë norma e Uefa-s për kushtet e fushave të lojës

Normat e përcaktuara nga federata kontinentale parashikojnë që lartësia e tapetit të barit nuk mund të kalojë 30 milimetra, duhet të kositet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë fushën. Rregullsia e trashësisë duhet të mbetet e tillë si për stërvitjet ashtu edhe për ndeshjet në kompeticionet zyrtare. Homogjene duhet të jenë edhe sistemi i ujitjes dhe veprimet e mirëmbajtjes nga përgjegjësit e kujdesit të fushës, në mënyrë që të shmangen truket ose avantazhet. Në Almaty lartësia e tapetit të barit është 24 milimetra, Real Madrid kishte kërkuar që të pritej deri në 22 milimetra, i bindur se një hollësi e tillë mund të bëjë një ndryshim të madh për sa i përket kontrollit të topit, aftësisë për të mbajtur një ritëm të caktuar pasimesh dhe loje.

Pse Real Madrid kishte kërkuar që fusha të ishte kositur më shumë

Në thelb, formacionet më teknike dhe që kanë mjaft cilësi në përbërje parapëlqejnë fusha që japin efektin “top bilardoje”. Skuadrat që e kanë fizikun si pikë të fortë pranojnë me kënaqësi që bari më i lartë të rrisë fërkimin e topit dhe të ngadalësojë lëvizjen e tij, në mënyrë që ta vendosin ndeshjen me një intensitet më të madh fizik. Ja pse blancos do të kishin preferuar një fushë me trashësi më të ulët, por përballë refuzimit të Uefa-s nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të gjejnë kundërmasa të duhura në fushë.

Pse në Almaty trashësia e barit është më e lartë

Çështja e trashësisë së barit nuk mund të klasifikohet te “truket e vjetra”. Në të vërtetë, menaxhimi i fushës lidhet me një sërë faktorësh mjedisorë dhe klimatikë, përveç edhe shpeshtësisë së përdorimit të vetë fushës. Në Kazakistan, të kesh një tapet bari më të lartë është një domosdoshmëri, për të shmangur dëmtimin e shpejtë dhe më të madh të terrenit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI