Flash

Plani i Trump për paqe në Gaza/ Hamasi: Favorizon Izraelin, por do përgjigjemi

Lapsi.al 29 September 2025
Plani i Trump për paqe në Gaza/ Hamasi: Favorizon Izraelin, por do

Plani amerikan për Gazën, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paraqiti në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ka nxitur reagimin e Hamasit. Zyrtari i lartë i kësaj organizate, Mohammed Mardawi e përshkroi planin në një reagim për "Al Jazeera", si “një tekst që anon nga pala izraelite”.

“Ajo që u tha në konferencën për shtyp në lidhje me planin për t’i dhënë fund luftës anon nga perspektiva izraelite. Është afër asaj që Netanyahu këmbëngul për të vazhduar luftën”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Hamasi nuk do të vazhdojë me një përgjigje zyrtare para se të marrë tekstin e plotë të planit.

“Ne duhet ta marrim këtë plan në formë të shkruar dhe të qartë para se të përgjigjemi. Plani duhet t’i arrijë Hamasit dhe organizatave palestineze”, shtoi ai.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Hamasit konfirmoi për BBC-në se nuk kishte marrë asnjë propozim nga Trump për një armëpushim të ndërmjetësuar. Ai tha, megjithatë, se Hamasi mbeti i hapur për të shqyrtuar çdo propozim që mund t’i jepte fund luftës në Gaza, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të mbrojë interesat e palestinezëve, të sigurojë një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza dhe t’i japë fund luftës.

I pyetur në lidhje me armët e organizatës, zyrtari tha: “Armët e rezistencës janë një vijë e kuqe për sa kohë që vazhdon pushtimi. Çështja e armëve mund të diskutohet vetëm brenda kuadrit të një zgjidhjeje politike që garanton krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967.” /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI