Flash

Juventus, Jonathan David një enigmë: nga super blerje e verës në pankinar luksi

Lapsi.al 29 September 2025
Juventus, Jonathan David një enigmë: nga super blerje e verës

Bollëku në sulm nuk është kurrë një gjë e keqe. Angazhimet e shumta, stoli i gjatë etj. Juventus, edhe për shkak të disa mungesave në shitje, e di mirë këtë. Ana tjetër e medaljes është vështirësia për të menaxhuar, herë pas here, kë që është i detyruar të qëndrojë në stol. Jonathan David, për shembull, konsiderohej pjesa e fortë e merkatos bardhezi, por kundër Atalantës bëri stol për nëntëdhjetë minuta plus shtesë. Sigurisht, Tudor shpjegoi arsyet në konferencë për shtyp: “Bremer pati një lodhje të lehtë. Më vjen keq që nuk munda të shfrytëzoj ndërrimin e fundit me David”.

Mbetet fakti që mbrojtësi brazilian doli një çerek ore nga fundi dhe, në çdo rast, David do të kishte qenë sloti i fundit për pak minutat përfundimtare. Pastaj për bardhezinjtë shkoi me fat, meqë për Bremer hyri Cabal që gjeti golin e barazimit. Kanadezi i ardhur nga Lille dukej i sigurt për vendin e titullarit, por hierarkitë kanë ndryshuar. Ose më mirë, përshtypja është se Tudor po përpiqet ende të kuptojë cila mund të jetë formula e duhur për 2+1 e tij në sektorin ofensiv.

Lexo më tej: David prezantohet te Juventus: “Shënoj 25 gola, zgjodha numrin 30 për babain tim”

Me Atalantën, duke marrë parasysh se Juric është një fans i madh i një kundër një në gjithë fushën, ai zgjodhi tre lojtarë që japin pak pika referimi, me Adzic, Yildiz dhe Openda që lëvizin në gjithë frontin ofensiv. Pastaj hynë Vlahovic dhe Zhegrova me të njëjtin sistem si gjithmonë. Është e mundshme që David, pa dëmtimin e Bremer, do të kishte zënë vendin e Koopmeiners me Adzic të spostuar në mesfushë për të tentuar sulmin final.

Juve ka një bollëk në sulm për t’u pasur zili. Ka lojtarë anësorë (Conceiçao dhe Zhegrova), sulmues lëvizës si Openda, sulmues të pastër (Vlahovic), fantazistë (Yildiz) dhe sulmues që lindin si pika qendrore referimi, por dinë gjithashtu të lëvizin mirë në treçerekun e fushës, shih tek emri David. Sigurisht që kanadezi do të gjejë sërish hapësirë, por fakti që ka zhvilluar vetëm 90 minuta në katër ndeshjet e fundit e bën të ndërlikuar ta konsiderosh titullar të palëvizshëm…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI