Flash

Babai i Huijsen sulmon hapur dy njerëz te Juventus: “Thiago Motta ishte brutal”

Lapsi.al 29 September 2025
Babai i Huijsen sulmon hapur dy njerëz te Juventus: “Thiago Motta

Zgjedhjet e Juventus ndaj Dean Huijsen vazhdojnë të bëjnë zhurmë, sidomos për mënyrat me të cilat ndodhi ndarja. Ai që flet sot është babai–menaxher i lojtarit, Donny Huijsen, i cili nuk fsheh hidhërimin dhe mllefin ndaj atyre që morën vendimin për ta nxjerrë në merkato të birin. Tani spanjolli luan te Real Madrid dhe po ndërton një rrugëtim të rëndësishëm vetëm në moshën 20-vjeçare, por e shkuara ndonjëherë kthehet dhe dhemb.

I intervistuar nga Tuttosport, Huijsen senior tregoi momentin tronditës kur i thanë të birit që do të përfundonte jashtë projektit. Askush nuk e priste sepse mbrojtësi ishte mes talenteve më të mirë të bardhezinjve dhe një kandidat i fortë për të luajtur në mënyrë të qëndrueshme në ekipin e parë, përveç faktit që në Torino ishte ambientuar në mënyrë perfekte dhe ishte i dashur nga të gjithë.

Akuzat e babait–menaxher të Huijsen

Ai nuk përdor fjalë të buta për të treguar atë që ndodhi në ditët e fundit te Juventus, kur i komunikuan mbrojtësit të ri që duhej të gjente një skuadër të re sepse tashmë kishte përfunduar në periferi të projektit. Babai i Huijsen mbeti i goditur negativisht nga qëndrimet e Thiago Mottës që nuk pati takt: “Giuntoli ishte kategorik dhe Motta brutal kur i thanë që nuk do të bënte më pjesë e projektit dhe që duhej të largohej, që nuk kishte më leje për t’u stërvitur me ekipin e parë”.

Lexo më tej: Gafat e Juventus: Huijsen te Real Madrid për 60 mln euro, bardhezinjtë marrin vetëm 6

Trajneri dhe ish-drejtori sportiv janë më të goditurit nga invetiva e tij. Ai nuk ushqen simpati ndaj tyre dhe sipas arsyetimit të tij, Giuntoli do të ishte larguar nga bardhezinjtë pikërisht pas çështjes së të birit, që në të vërtetë është shfaqur si një mbrojtës cilësor dhe i përshtatshëm për të luajtur në një skuadër të madhe: “E largoi Elkann edhe për atë shitje? Ai (Giuntoli, shënim) dhe Motta nuk janë saktësisht për t’u numëruar mes miqve të mi më të mirë…”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI