Flash

Lola Young humb ndjenjat gjatë performancës në skenë

Lapsi.al 28 September 2025
Lola Young humb ndjenjat  gjatë performancës në skenë

Këngëtarja britanike Lola Young  u rrëzua papritur në skenë teksa po performonte në një festival muzikor në New York City, duke tronditur publikun dhe ekipin organizues.

Ngjarja ndodhi të shtunën gjatë festivalit “All Things Go Music Festival”, i zhvilluar në Forest Hills Stadium, ndërsa Lola po këndonte hitin e saj “Conceited”.

Sipas revistës People, artistja u ndihmua menjëherë nga ekipi mjekësor, i cili e nxori nga skena nën brohoritjet mbështetëse të publikut. Pas incidentit, Lola Young reagoi në Instagram Stories, duke siguruar fansat se gjendja e saj është e qëndrueshme.

“Për këdo që pa performancën time sot në All Things Go, jam mirë tani. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj. – Lola xxx”.

Kjo nuk është hera e parë që Lola përballet me sfida shëndetësore. Vetëm një ditë para incidentit, ajo anulloi një tjetër koncert të planifikuar në eventin “We Can Survive”, për arsye të cilësuara si "të ndjeshme" nga menaxheri i saj, Nick Shymansky.

“Lola është shumë e hapur për shëndetin e saj mendor,” – shkroi ai në rrjetet sociale.

“Ka ditë kur duhet të marrim masa mbrojtëse për mirëqenien e saj. Ajo i merr shumë seriozisht fansat, karrierën dhe performancat e saj.”

Këngëtarja e hitit “Messy” ka folur hapur më parë për luftën me çrregullimin skizoafektiv, me të cilin është diagnostikuar që në moshën 17-vjeçare, si dhe me varësinë ndaj substancave dhe ADHD-në.

Në një intervistë për The Guardian në gusht, ajo tha:

“Kam kaluar periudha të vështira. Turnetë më kanë lodhur emocionalisht, por kam punuar shumë me veten. Është një rrugëtim i vazhdueshëm.”

 

 

 

Të këshilluara

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur hapur për sfidat që ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë kaluar gjatë martesës së tyr...

19:32

Rihanna bëhet nënë për herë të tretë

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të tretë! Artistja e hitit “Diamonds” e ndau lajmin emocionues në Instagram të mërkurën, k...

16:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI