Flash

Vrasja në Tepelenë, biznesmeni italian kishte shkuar për gjah

Lapsi.al 27 September 2025
Vrasja në Tepelenë, biznesmeni italian kishte shkuar për gjah

Janë mësuar detaje të reja nga vrasja e Edoardo Sarchi në Tepelenë.

Burimet thonë se au kishte dalë për gjah. 44-vjeçari prej 25 vitesh jeton në lagjen “Laprak”, Tiranë, dhe është ortak në një fabrikë tullash.

Viktima ka vetëm një plagë. Policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të.

Ata po merren në pyetje në lidhje me këtë vrasje, për të zbuluar më tepër detaje.

Njoftimi i policisë për ngjarjen.

“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia.

Të këshilluara

Biznesmeni italian vritet në Tepelenë

Një biznesmen italian, 44-vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Niv...

09:03

Kontrolle policore të shumta në Vlorë

Policia rrugore e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion të gjerë. Efektivë të kësaj policie janë ndalur në disa pika kryesore të qytetit. Në këto pika po...

21:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI