Flash

Superiore, javë e zjarrtë: derbi kryeqytetas mes Dajës e Bordin, Garcia luan pankinën

Lapsi.al 27 September 2025
Superiore, javë e zjarrtë: derbi kryeqytetas mes Dajës e Bordin,

Në fundjavë luhet java e 5 e Abissnet Superiore, që është, në fakt, shumë më e rëndësishme se një javë e mesit të fazës së parë të një kampionati me 4 xhiro. Elbasani e Egnatia presin konfimimin, derbi i kryeqytetit është një mundësi kthese për Tiranën e Dinamon, ndërsa me ndezjen e dritave në stadiumin e Vlorës, Garcia ëndërron t'i japë shkëndijën edhe Flamurtarit.

Të gjithë kërkojnë dicka në javën e 5 të Abissnet Superiore, me renditjen që për një pjesë nuk flet gjuhën e pritur e për të tjerë që duan të ruajnë statusin aktual, si ai Elbasani surprizues i Gvozdenovic. 10 pikë në 4 ndeshje e tani një përballje delikate me Teutën, që është ende e pathyer. Verdheblutë kanë 100% fitore në shtëpi dhe është një kredit që natyrisht ëndërrojnë ta shtrijnë sa më larg. Konfirmimin e mendon edhe Egnatia, që kërkon trisin pas dy sukseseve radhazi, por duhet ta bëjë në një zonë të minuar. Flamurtari nuk njeh ende fitoren, pankina e Garcias dridhet më shumë se kurrë dhe vlonjatët do të luajnë për herë të parë në stadiumin e tyre të rikonstruktuar pas 4 transfertash radhazi.

Lexo më tej: Dy pikë në 4 ndeshje, Garcia orët e numëruara: Flamurtari hedh sytë nga Orges Shehi

Vllaznia e Partizani nxitojnë të rikuperojnë pikë, me shkodranët që pas dy pikëve të lëna në Durrës shpresojnë, kundër Vorës, të rigjenerojnë energjitë brenda mureve të shtëpisë, në atë Loro Borici ku deri tani nuk kanë gabuar asgjë. Detyrë më e komplikuar për Milinkovic në fushën e një skuadre si Bylis që shpesh i kthehet në makth. E megjithatë, Partizani ka nevojë për pikë për të mos u parakaluar edhe nga mallkastriotët, që fitore nuk kanë por kanë barazuar 3 në katër takime.

Derbi i parë i kryeqytetit

Në fund por absolutisht jo për nga rëndësia, është derbi i parë i kryeqytetit në Superiore mes Tiranës e Dinamos, dy skuadra që duan kthesën, për të ndryshuar një kurs shqetësues. Daja ka tre ndeshje pa fitore, Bordin ka gjetur një skuadër që ishte e vazhdon të jetë e fundit me plot meritë. Ka edhe një detaj për të mos u anashkaluar. Vllaznia kthehet në shtëpi, Elbasani gjithashtu, Flamurtari luanë të parën e këtij sezoni në Vlorë, me drita për më tepër e deri është gjithnjë derbi, në cilëndo situatë: ajo që pritet janë tifozët që kanë shumë për të përjetuar në javën e 5 të kampionatit.

JAVA 5

27.09. 16:00 Bylis - Partizani

27.09. 16:00 KF Tirana - Dinamo

27.09. 19:00 AF Elbasani - Teuta

28.09. 19:00 Flamurtari - Egnatia

28.09. 19:00 Vllaznia - Vora

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI