Flash

Ktheu apartamentet në bazë prostitucioni, arrestohet organizatori turk në Durrës

Lapsi.al 27 September 2025
Ktheu apartamentet në bazë prostitucioni, arrestohet organizatori turk

Një shtetas turk, organizator i një rrjeti prostitucioni në Durrës, është arrestuar nga policia. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar tre shtetaset kineze për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu janë sekuestruar tre celularët e tij. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, në kuadër të operacionit “Space”, të organizuar më datë 22.09.2025, për goditjen e një rasti të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit.

Identifikohet dhe vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, shtetas turk.

Sekuestrohen 3 celularët e këtij shtetasi.

Gjatë fazës së parë të operacionit “Space”, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi 3 shtetase kineze dhe referoi materialet në Prokurori, për 5 shtetas.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në një rast të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, identifikuan organizatorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar 3 shtetaset kineze (të arrestuara gjatë operacionit “Space”), për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Plagosje në Vlorë, autori arratiset

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në dorë, ndërkohë që autori nuk dihet se kush është, pasi është larguar ng...

10:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI