Flash

Biznesmeni italian vritet në Tepelenë

Lapsi.al 27 September 2025
Biznesmeni italian vritet në Tepelenë

Një biznesmen italian, 44-vjeç, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Mësohet se një person ka shtënë me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Në fillim, ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të tij. Italiani ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari.

Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.

Policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Fierit dhe Vlorës, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme.

"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.", njofton policia.

Të këshilluara

Kontrolle policore të shumta në Vlorë

Policia rrugore e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion të gjerë. Efektivë të kësaj policie janë ndalur në disa pika kryesore të qytetit. Në këto pika po...

21:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI