Flash

Tifozi i Inter tallet me Lautaron, tërbohet Chivu: “Respekt ose shkoni në Milanello”

Lapsi.al 26 September 2025
Tifozi i Inter tallet me Lautaron, tërbohet Chivu: “Respekt ose

Lautaro Martinez realizon një gol shumë të bukur gjatë një seance stërvitore, të hapur për publikun. Një tifoz, në mënyrë sarkastike, i thotë diçka pak elegante. Chivu e dëgjon dhe nuk përmbahet. Trajneri i Inter i përgjigjet ashpër tifozit. Videoja e ngjarjes përfundon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në internet, ndërkohë që Chivu pas atij reagimi ka fituar një mal me duartrokitje.

“Dhe tani bëje edhe të dielën”

Inter po përgatitet për ndeshjen kundër Cagliari, me objektivin për të marrë suksesin e tretë radhazi mes Kampionatit dhe Champions. Në stërvitje asistuan edhe një grup i vogël sponsorësh dhe disa përfaqësues të disa Inter Club. Me pak fjalë, një gjë për pak njerëz. Ajo stërvitje normale fitoi një dukshmëri të madhe. Por çfarë ndodhi saktësisht? Lautaro Martinez realizoi një gol të bukur gjatë asaj seance. Një tifoz, duke bërtitur, lëshoi një frazë mes sarkazmës dhe provokimit: “Dhe tani bëje edhe të dielën”.

“Respektoni ata që punojnë përndryshe shkoni në Milanello”

Fraza, në të vërtetë, ishte e gabuar duke konsideruar sasinë kolosale të golave të realizuar nga Toro i Bahia Blanca me fanellën zikaltër. Chivu i dëgjon ato fjalë, nuk e lë të kalojë, kthehet dhe kërkon respekt për futbollistët që po stërviteshin duke thënë: “Ju lutem respektoni ata që punojnë, nuk dua të dëgjoj për të dielën apo gjëra të tjera. Përndryshe shkoni në Milanello”. Boom. Ajo shpërthim u pëlqeu atyre që ishin në tribuna dhe vlerësuan fjalët e teknikut Chivu.

Lexo më tej: Pse Lega i hoqi golin Carlos Augusto e dha autogol të Muharemovic në Inter-Sassuolo

Lautaro Martinez e ka nisur sezonin duke shënuar kundër Torinos, pastaj u ndal. Edhe për shkak të problemeve në shpinë. Tani sulmuesi argjentinas është gati të kthehet titullar dhe vendin e tij do ta zërë rregullisht në ndeshjen me Cagliarin, përkrah Thuram.

[video width="884" height="1108" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/09/Chivu-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI