Flash

Përfundoi ditët e qëndrimit në burg, Vangjush Dako lë qelinë

Lapsi.al 26 September 2025
Përfundoi ditët e qëndrimit në burg, Vangjush Dako lë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit ka përfunduar sot 11 ditët e qëndrimit të tij në burg. Mësohet se pasi u rikthye në burg për disa ditë për të përfunduar dënimin e tij, Dako është liruar sot nga qelia.

Pas vendimi të Apelit për të rikthyer Dakon në qeli, ai nuk u dërgua në paraburgimin e Durrësit, por në spitalin Rajonal të qytetit bregdetar, pasi kishte probleme me shëndetin. Pas disa ditësh në spital, Dako u transportua sërish në qelinë e burgut.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos me 4 vite burg për “shpërdorim detyre” në dy raste. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar Vangjush Dako u dënua me 2.8 vite burg. Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku po ashtu u dënuan me 2 vite burg, por GJKKO e konvertoi dënimin e tyre me shërbim prove.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë. Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi Prokuroria e Posaçme nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI