Flash

PD do të negociojë me partitë e tjera të opozitës për kandidatin e Tiranës

Lapsi.al 26 September 2025
PD do të negociojë me partitë e tjera të opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti janë ngarkuar nga ai për të negociuar me partitë opozitare lidhur me emrin e kandidatit të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Berisha theksoi se ky është një proces që po zhvillohet në bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare, brenda dhe jashtë koalicionit, dhe se nuk është në interesin e tij të përmendë emra konkretë para përfundimit të konsultimeve.

Ai u shpreh se puna ka nisur që dje dhe se tre përfaqësuesit e caktuar do të vazhdojnë takimet dhe koordinimin deri në arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për kandidaturën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Do të jenë përfaqësuesit tanë që do negociojnë me partitë e tjera.

Por tani, a më shkon mua që nga një anë të ngarkoj dhe t’u them partive që do negociojmë, dhe nga ana tjetër të them emra. Kjo nuk më shkon.

Prandaj, ata do mblidhen sot dhe do bashkërendojnë, kanë filluar që dje në një farë mënyre në disa aspekte.

Këta tre persona, z.Noka, z.Këlliçi dhe z.Alimehmeti janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, koalicioni dhe jashtë koalicionit.

Ata takohen për kandidatët, me partitë. Pasi të bjenë dakord, se duhet të bjenë dakord me parti të tjera. Pastaj, vjen radha e kandidatëve.

Puna është në vazhdim.

Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqënëse ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija ju thosha që kandidati i preferuar do jetë ky. Jo, nuk është ashtu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI