Flash

Pamje nga aksidenti tragjik në Berat, një i vdekur dhe dy të plagosur (FOTO)

Lapsi.al 26 September 2025
Pamje nga aksidenti tragjik në Berat, një i vdekur dhe dy të

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Poliçan ku mbeti i vdekur një 34-vjeçar dhe u plagosën rëndë 2 të tjerë.

Sipas informacioneve mësohet se mjet tip Porsche që qarkullonte nga Poliçani në drejtim të Beratit, ka devijuar rrugën dhe ka rënë nga ura në përrua.

Pasi është bërë kqyrja e vendit të aksidentit, është bërë e mundur edhe nxjerrja e mjetit nga përroi me ndihmën e shërbimeve zjarrëfikëse.

Si pasojë e aksidentit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Endri Vrushaj, 34-vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat.

Të plagosur rëndë kanë mbetur dy pasagjerët, shtetasit Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku), 37-vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë” në Berat.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI