Flash

MEPJ: Ministrja e Jashtme e Ekuadorit s'ka përmendur shqiptarët në fjalim

Lapsi.al 26 September 2025
MEPJ: Ministrja e Jashtme e Ekuadorit s'ka përmendur shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka sqaruar deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld.

Kjo e fundit tha në OKB se “se Presidenti Noboa e shpalli Ekuadorin një “konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar” në fillim të vitit 2024, me qëllim frenimin e përshkallëzimit të paparë të dhunës së lidhur me krimin e organizuar. Ky vendim çoi në klasifikimin e bandave kriminale si grupe terroriste, duke përfshirë organizatat e lidhura me kartelet meksikane Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación”.

Mirëpo për disa media në Shqipëri kjo deklaratë ka lidhje me shtetas nga vendi ynë.

Në një reagim zyrtar, MEPJ thekson se:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur keqinformimin e disa mediave online gjatë ditës së sotme, mbi faktin plotësisht të pavërtetë të përmendjes së Shqipërisë apo shqiptarëve, në fjalën kombëtare të Ekuadorit, nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në këtë fjalim, i cili është publik, i aksesueshëm në faqen zyrtare të OKB-së." - thuhet, veç të tjerash, në reagimin e MEPJ.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI