Flash

Liverpool paguan kontratën e Diogo Jota në llogarinë e familjes: mbajti premtimin

Lapsi.al 26 September 2025
Liverpool paguan kontratën e Diogo Jota në llogarinë e familjes:

Liverpool nuk e ka lënë kurrë vetëm familjen e Diogo Jota pas vdekjes së futbollistit, e ndodhur më 3 korrik të kaluar në një aksident rrugor: “You’ll never walk alone” është shndërruar në një moto jete për gjithë shoqërinë që, gati tre muaj pas zhdukjes së portugezit, ka nderuar premtimin e bërë bashkëshortes Rute Cardoso dhe tre fëmijëve të tij të vegjël. Reds-ët i kanë paguar familjes të gjithë pagën, siç është konfirmuar nga Arne Slot, i cili u emocionua duke kujtuar humbjen që ka tronditur gjithë komunitetin.

Në një intervistë dhënë për TNT Sports trajneri ka konfirmuar se klubi ka provuar tashmë t’ia dorëzojë paratë bashkëshortes, duke mbajtur fjalën e dhënë që nga çasti i parë. Është përkujtimi i fundit i një serie të gjatë gjestesh simbolike dhe të një afeksioni të madh, si ai i tërheqjes së numrit 20 në nder të tij, duke ruajtur megjithatë vendin në dhomën e zhveshjes me foton e tij për ta ndjerë pranë në çdo ndeshje.

Liverpool ka respektuar kontratën e Diogo Jota

Ishte premtimi i parë i bërë në momentin e vdekjes dhe është respektuar me një emocion të madh. Familja e Diogo Jota ka marrë të gjitha pagat e përfshira në kontratën që lojtari kishte firmosur me Liverpool: ai kishte nënshkruar një marrëveshje deri në qershor 2027 për rreth 5 milionë euro në sezon dhe Reds i kanë dorëzuar në duart e Rute rreth 15.5 milionë euro duke i derdhur asaj të gjithë shumën e përcaktuar për t’u mundësuar fëmijëve të studiojnë dhe të jetojnë të qetë edhe pas zhdukjes tragjike të të atit.

Lexo më tej: Diogo Jota, Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së tij deri në fund të kontratës

Këtë e ka konfirmuar Slot, i cili është lëshuar në një moment të madh emocioni: “Ata ia kanë paguar bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të gjithë paratë e parashikuara nga kontrata. Ndoshta njerëzit mendojnë se është normale, por në futboll nuk është kështu”. Brenda skuadrës askush nuk e ka kapërcyer këtë moment traumatik dhe dhimbja i shoqëron çdo ditë: “Është e pabesueshme ajo që kanë bërë tifozët tanë. Dhe gjithashtu lojtarët tanë, mënyra si janë sjellë në anë të funeralit. Mënyra si tifozët janë sjellë pas kësaj tragjedie dhe sa shumë lule janë vendosur te memoriali, do të më emociononte vetëm duke menduar për të”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI