Flash

Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt

Lapsi.al 26 September 2025
Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi u mor nga qeveria ditën e djeshme në mbledhjen e radhës, pasi Këshilli Bashkiak votoi të mërkurën me 50 vota pro shkarkimit të tij. Tashmë Veliaj ka 15 ditë afat për ta ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk dihet nëse Rama do të presë të përfundojë ky afat përpara se të njoftojë Presidentin e Republikës për vakancën që ky i fundit të shpallë datën e zgjedhjeve të reja. Avokatët e Veliajt janë shprehur se do ta ankimojnë çështjen, por pas vendimit të Këshillit Bashkiak nuk kanë reaguar as ata dhe as Veliaj.

Avokatët e Veliajt kanë deklaruar se shkarkimi është i paligjshëm pasi mungesa e tij në detyrë nuk është e pajustifikuar dhe për këtë ka precedentë. Ata kërkuan që Veliaj të dëgjohej në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç e kërkon ligji, por edhe kjo kërkesë nuk u përmbush. /LAPSI.al

Të këshilluara

Dronë misteriozë edhe në qiejt e Francës

Vala e dronëve misteriozë mbi qiejt e Europës përfshin edhe Francën. Ushtria franceze konfirmoi se kishte pikasur disa dronë të panjohur në hapësirën ajrore pra...

15:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI