Flash

Vrasja në Durrës/ Autori u përlesh me viktimën para se ta vriste

Lapsi.al 25 September 2025
Vrasja në Durrës/ Autori u përlesh me viktimën para se ta

Detaje të tjera dalin në dritë nga vrasja e 51-vjeçarit Valdon Beqiraj mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit. Policia tha se nga ekspertiza mjekoligjore, ka rezultuar se 51-vjeçari kishte shenja dhune në trup si edhe plagët të shkaktuara me mjetin prerës, si pasojë e të cilave dyshohet se ka humbur jetën.

Shkak dyshohet të jetë bërë një sherr me një person që ai kishte ftuar në banesë, e cila në fillim u raportua se ishte e tij, por rezultoi se ishte e kushërirës në emigrim që i kishte lënë çelësin për t’u kujdesur. Viktima ftonte miq dhe shokë në banesë, ku edhe konsumonim doza të lëndës narkotike.

Dyshohet se ka pasur një sherr me njërin prej të ftuarve, i cili i ka marrë edhe jetën.Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona në polici, mes të cilëve dyshohet edhe autori i krimit. Në banesë u gjet i pajetë nga nipi i tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI