Flash

Sllovenia i ndalon hyrjen Benjamin Netanyahut

Lapsi.al 25 September 2025
Sllovenia i ndalon hyrjen Benjamin Netanyahut

Sllovenia vendosi këtë të enjte një ndalim udhëtimi për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas një deklarate qeveritare, pasi vitin e kaluar njohu zyrtarisht Palestinën dhe në korrik ndaloi dy ministra të kabinetit të ekstremit të djathtë izraelit.

"Me këtë veprim, Sllovenia konfirmon angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar, vlerave universale të të drejtave të njeriut dhe një politike të jashtme parimore dhe të qëndrueshme", tha Neva Grasic, sekretare e Shtetit në Ministrinë e Jashtme.

Anëtare e BE-së, Sllovenia, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.

Grasic tha se qeveria veproi kundër Netanyahut sepse ai akuzohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza.

"Publiku është i vetëdijshëm se po zhvillohen procedura kundër tij për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit", tha Grasic.

"Me këtë vendim, qeveria po i dërgon një mesazh të qartë shtetit të Izraelit se Sllovenia pret pajtueshmëri të vazhdueshme me vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar", shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI