Flash

Mbledhje emergjente e Pentagonit: Gjeneralët në panik

Lapsi.al 25 September 2025
Mbledhje emergjente e Pentagonit: Gjeneralët në panik

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Pete Hegset, ka thirrur një takim emergjent për qindra gjeneralë dhe admiralë, të planifikuar për 30 shtator në një bazë të Korpusit të Marinës në Virginia.

Arsyet e takimit nuk u shpjeguan, madje as oficerëve të lartë, duke shkaktuar panik midis komandës ushtarake, raporton The Washington Post.

Burime ushtarake i thanë gazetës se nuk mund të kujtonin ndonjë rast kur kreu i Pentagonit të kishte urdhëruar një mbledhje të tillë gjeneralësh dhe admiralësh.

Disa personel ushtarak shprehën shqetësime në lidhje me implikimet e sigurisë së takimit.

WP vëren se urdhri erdhi pasi Hegset njoftoi ndryshime të mëdha brenda Pentagonit, duke përfshirë një ulje prej 20% të numrit të gjeneralëve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI