Flash

Kim Kardashian thumbon ish-partnerët

Lapsi.al 25 September 2025
Kim Kardashian thumbon ish-partnerët

Kim Kardashian ka bërë një koment të nënkuptuar ndaj ish-bashkëshortit të saj Kanye West dhe ish-partnerëve të tjerë gjatë një interviste në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Gjatë bisedës rreth jetës së saj romantike, prezantuesi Jimmy Fallon i drejtoi një pyetje nënës së saj, Kris Jenner, dhe motrës Khloé Kardashian, për mundësinë për t’i gjetur asaj një partner të ri. Pa e lënë Kris-in të përgjigjej, Kim tha:

"Do t’i besoja këshillës së mamit, patjetër."

Khloé ndërhyri me një koment plot humor duke thënë:

"Unë nuk jam e njohur për zgjedhje të mira."

— një referencë e qartë ndaj marrëdhënies së saj të ndërlikuar me basketbollistin Tristan Thompson.

Pas një të qeshure të përbashkët, Kim shtoi me një nënqeshje të fshehtë:

"E njëjta gjë, zemër."

Ky koment u konsiderua nga shumë si një “thumb” ndaj të gjithë ish-ve të saj, përfshirë edhe reperin Kanye West.

Kim ka qenë e martuar tre herë: me Damon Thomas, Kris Humphries dhe më së fundi me Kanye West.

Pas ndarjes nga West, The Kardashians pati një romancë të bujshme me aktorin Pete Davidson (2021–2022), dhe më vonë është përfolur për një lidhje me sportistin Odell Beckham Jr.

Megjithatë, Kim mohoi të jetë në një lidhje aktualisht duke thënë:

"Jo, nuk jam duke takuar askënd për momentin."

Ajo zbuloi gjithashtu se fëmijët e saj — North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6) — vazhdojnë t’i bëjnë lista me emra meshkujsh që ata mendojnë se do t’i përshtateshin.

Ndërkohë, Kanye West është martuar me Bianca Censori në dhjetor të vitit 2022.

Në një intervistë të fundit për revistën Vogue France, Kim hodhi një tjetër thumb të qartë drejt West duke thënë se që nga ndarja ka më shumë vetëbesim:

“Më parë kisha nevojë të kontrolloja çdo gjë me dikë tjetër para se të merrja një vendim. Mund ta imagjinoni? Tani e di saktësisht çfarë dua dhe nuk më intereson më çfarë mendojnë të tjerët.”

Pavarësisht se nuk e përmendi emrin e Kanye, fansat vërejtën se kjo ishte një referencë e qartë për mënyrën se si ai ndikonte në jetën dhe stilin e saj gjatë martesës së tyre.

 

Të këshilluara

Bianca Censori njofton projektin e ri

Bianca Censori ka zbuluar së fundmi planet e saj për të lancuar një markë të re. Në Instagram Story të saj të martën vonë në mbrëmje, Bianca publikoi një lin...

20:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI