Flash

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri më 30 shtator

Lapsi.al 25 September 2025
Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri më 30 shtator

Gjykata e Lartë do të mbajë më 30 shtator mbledhjen për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Sipas njoftimit nga GJL, thuhet se mbledhja së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë do të mbahet më 30 shtator në orën 09:00.

Njoftimi i Plotë:

Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI