Flash

U tha se pushoi nga puna agjentin pro Izraelit: Reagon Dua Lipa

Lapsi.al 24 September 2025
U tha se pushoi nga puna agjentin pro Izraelit: Reagon Dua Lipa

Dua Lipa ka hedhur poshtë lajmet se ajo ka pushuar agjentin David Levy pasi ai kishte kërkuar që grupi irlandez Kneecap të mos performonte në festivalin Glastonbury, për shkak të qëndrimeve të tyre pro-Palestinë.

Portali Mail Online kishte pretenduar se këngëtarja kishte ndërprerë bashkëpunimin me Levy pasi ai kishte nënshkruar një letër drejtuar organizatorëve të festivalit, ku kërkohej që Kneecap të hiqej nga lista e performuesve.

Por Dua Lipa dhe agjencia e saj WME theksojnë se Levy nuk ka punuar me këngëtaren që nga viti 2019 dhe se pretendimet janë "kategorikisht të rreme".

“Unë nuk mbështes përpjekjet e askujt për të heshtur një artist që flet të vërtetën e tij,” – shkroi Lipa në një deklaratë në Instagram.

“Por mënyra se si kjo çështje u raportua është e rrezikshme. Artikulli i Mail ishte i qëllimshëm për të ndezur përçarje dhe urrejtje online. Është gjithmonë ‘Free Palestine’ – por shfrytëzimi i një tragjedie globale për klikime është thellësisht shqetësues.”

Agjencia WME sqaroi për BBC se Levy ka pasur rol këshillues në fazat e hershme të karrierës së Lipës, por është shkëputur zyrtarisht më herët gjatë këtij viti për të ndjekur projekte të tjera.

Grupi Kneecap, i njohur për tekstet dhe qëndrimet e tyre politike, ka ngjallur polemika në Britani. Njëri nga anëtarët e grupit është akuzuar për terrorizëm pasi thuhet se shfaqi një flamur të lidhur me organizatën Hezbollah – akuzë të cilën ai e mohon, duke deklaruar se flamuri ishte hedhur në skenë nga publiku.

Gjatë performancës së tyre në Glastonbury, grupi udhëhoqi turmën në thirrje “Free Palestine”, ndërsa BBC hoqi fillimisht transmetimin e tyre live, por më pas e publikoi në iPlayer.

Dua Lipa ka qenë një prej zërave më të njohur të skenës botërore që ka folur hapur për situatën në Gaza. Ajo ka dënuar publikisht sulmet izraelite ndaj civilëve dhe ka kërkuar ndërprerjen e shitjes së armëve nga Britania për Izraelin.

Në një postim në maj, ajo shkroi:

“Djegia e fëmijëve të gjallë nuk mund të justifikohet kurrë... Bota është mobilizuar për të ndalur gjenocidin izraelit.”

Së fundmi, një komision i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Izraeli ka kryer akte gjenocidi në Gaza – deklaratë që është kundërshtuar nga autoritetet izraelite.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI