Flash

Shqipëria, Botërori 2030 mundësia unike: FIFA po mendon 64 skuadra vetëm këtë herë

Lapsi.al 24 September 2025
Shqipëria, Botërori 2030 mundësia unike: FIFA po mendon 64

Ai i zgjerimit në 64 skuadra i edicionit të njëqindvjetorit të Botërorit është diçka më shumë se një hipotezë ose një thjesht sugjerim. Sipas The Athletic, ditën e martë është mbajtur një takim në selinë amerikane të Fifa-s, në Trump Tower të Nju Jorkut, në të cilin është diskutuar skenari pas paraqitjes së një propozimi formal nga një delegacion institucionesh futbolli të Amerikës së Jugut.

Në takim ishin të pranishëm presidenti Gianni Infantino dhe sekretari i përgjithshëm Mattias Grafstrom, ndërsa delegacionin mik e drejtonte Alejandro Domínguez, president i Conmebol dhe nënkryetar i Fifa-s, i shoqëruar nga presidentët e Paraguajit dhe Uruguajit, Santiago Peña dhe Yamandú Orsi, si edhe nga drejtuesit e federatave të futbollit të Argjentinës, Paraguajit dhe Uruguajit. Ndërkohë, nuk ishte i pranishëm presidenti argjentinas Javier Milei, i angazhuar në një takim me homologun amerikan Donald Trump.

Ideja nuk është e re, meqë zëra në lidhje me këtë kishin dalë që në mars pas një Këshilli të Fifa-s në të cilin propozimi ishte bërë nga presidenti i federatës uruguaiane të futbollit, Ignacio Alonso. Kjo është megjithatë hera e parë që diskutohet në mënyrë konkrete, pasi si Infantino ashtu edhe Grafstrom ishin shprehur publikisht të hapur ndaj këtij skenari.

Lexo më tej: Në fillim nuk e donin, tani klubet i bëjnë presion FIFA-s: Botërorin çdo dy vjet

Sipas përfaqësuesve të federatave të Amerikës së Jugut, duhet të bëhet fjalë për një ndryshim një herë të vetme, menduar posaçërisht për kremtimin e 100 viteve nga Uruguai 1930, edicioni i parë i kampionatit botëror të futbollit. Do të ishte një mënyrë për të përfshirë më shumë pikërisht Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguajin, të cilët për momentin duhet të presin vetëm nga një ndeshje hapëse secili të turneut, që më pas do të zhvendoset në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Natyrisht, gjithçka është në fazë embrionale, edhe sepse mungesa e mbështetjeve nuk është e vogël, mbi të gjitha ajo e Uefa-s, e shprehur që pranverën e kaluar nga presidenti Aleksander Ceferin, i cili e kishte quajtur “një ide të tmerrshme”. Edhe homologu i tij i konfederatës së Amerikës së Veriut, Victor Montagliani, është shprehur kundër: “Nuk është një ide e mirë. Ende nuk kemi luajtur as Botërorin me 48 skuadra…”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI