Flash

I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

Lapsi.al 24 September 2025
I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, GJKKO lë në burg

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, i cili u ekstradua në korrik nga Emiratet e Bashkuara Arabe për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

Bajri akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit (Boriçi), e ndodhur më 9 gusht 2020 në Vau Dejës. Sipas hetimeve, ngjarja u organizua nga i zhdukuri Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i kumarit”, pasi viktima po i konkuronte në fushën e lojërave të fatit. Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai përballet me akuza të rënda, duke përfshirë vrasjen me paramendim në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, si dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e vrasjes.

Nga komunikimet e zbardhura në aplikacionin “SkyECC”, rezulton se vrasja ishte planifikuar nga Behar Bajri, ndërsa Denis Bajri ka kryer ekzekutimin. Përmes përgjimeve, autoritetet kanë arritur të konfirmojnë mesazhet që lidhin Bajrin me momentin e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI