Flash

Babai i 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen në Sarandë: E bullizonin shokët e klasës!

Lapsi.al 24 September 2025
Babai i 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen në Sarandë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Sarandës ku një 15-vjeçare u hodh nga kati i katërt i banesës.

Për mediat ka folur babai i adoleshentes i cili bëri me dije se fatmirësisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Ai shtoi se vajza ndihej e bullizuar dhe shqetësimin e saj ja kishte shprehur edhe të atit.

“Erdhi nga shkolla dhe tha më bullizuan shokët. Një vajzë dhe një djalë i kishin thënë je e shpifur.”, tregoi i ati i 15-vjeçares, ndërkohë që më tej u shpreh se ditën e sotme kur dhe e bija ndërmori aktin e rëndë ata ishin duke festuar në banesë ditëlindjen e të birit.

“Kalimtarë të rastit i erdhën në ndihmë vajzës. Vajzën e çuam në spital në gjendje koshiente. E kisha vënë re, rrinte gjithë ditën pa ngrënë. Nuk kishte shumë shoqe, vetëm me një vajzë rrinte. S’do ta çojmë vajzën në shkollë për shkak të bullizimit. Vajza është në Tiranë, është në gjendje të mirë. Mësuesit dhe psikologët të ndalojnë bullizmin”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI