Flash

Këshilli Bashkiak vendos sot/ Teliti: Veliaj ka të drejtën të dëgjohet

Lapsi.al 23 September 2025
Këshilli Bashkiak vendos sot/ Teliti: Veliaj ka të drejtën

Këshilltari i Opozitës Dorian Teliti ka deklaruar se maxhoranca në mbledhjen e komisionit të ligjeve ka insistuar që Veliaj të mos flasë për shkarkimin e tij. Në një dalje për mediat, Teliti theksoi se është fakt që Veliaj duhet të shkarkohet, por duhet që të dëgjohet njëherë.

"Shkarkimi i Veliaj ka qenë nga opozita 7 muaj, po mazhorancës tani i desh që ta besonte. Ndonëse qëndrimi i opozitës dhe aleatëve të saj është kërkuar shkarkimi i i Veliajt të jetë një orë e më parë. Ne kërkojmë që ky proces të jetë i ligjshëm. Të largohet një orë e më parë, por të mos ketë gjë në dorë për t’u kthyer. Vendimi i mazhorancës është i thatë duke iu referuar mandatit 90 ditor. Fakti që mazhoranca insistoi që të mos dëgjohej do të jetë nesër instrument në dorën e Veliajt. Veliaj duhet të dëgjohej, çdo gjë t’ia themi atje të sallë. Veliaj duhet t’i drejtohej SPAK dhe Këshillit Bashkiak që të futej në mbledhje," tha Teliti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI