Flash

Reagimi i Lamine Yamal në shpalljen e fitores së Dembélé: e dinte si do të shkonte

Lapsi.al 23 September 2025
Reagimi i Lamine Yamal në shpalljen e fitores së
Lamine Yamal fitoi çmimin Kopa, por për Topin e Artë do t’i duhet të presë ende. Ai ishte një nga kandidatët për fitoren, por në fund çmimi i shumëdëshiruar përfundoi në duart e Ousmane Dembélé, mes polemikave të babait të lojtarit të Barcelonës i cili priste një rezultat krejtësisht tjetër. Por për yllin e ri nuk ka asnjë dëm moral nga ana e atyre që vendosin dhe për të flet reagimi i tij në momentin e shpalljes në skenë: këtë vit fituesi nuk ishte lajmëruar paraprakisht, siç ndodhte në të kaluarën, dhe sytë e yllit të ri spanjoll nuk gënjejnë. Kamerat u ndalën tek ai kur Ronaldinho shpalli fituesin, duke kapur gjithë dëshpërimin e tij. Ai uroi rivalin pa u ngritur nga vendi i tij në rreshtin e parë dhe vazhdoi të duartrokiste, me fytyrën e dorëzuar por që nuk përcolli as zemërim e as indinjatë. Sulmuesi ndoshta e dinte që nuk ishte vërtet momenti i tij dhe se në fund francezi do t’ia dilte, sidomos sepse në sezonin e fundit kishte fituar gjithçka si protagonist.

Çfarë bëri Lamine Yamal në momentin e shpalljes

Ishin dy fytyra të Lamine Yamal gjatë mbrëmjes: ajo e buzëqeshura që mbante në duar Trofeun Kopa, çmimin e dhënë për futbollistin e ri më të mirë, dhe ajo me shprehjen e hidhëruar në momentin e dorëzimit të Topit të Artë për Dembélé. Reagimi i tij ishte i përmbajtur, plot zhgënjim por ndoshta edhe me vetëdijen se kishte qenë gjithmonë numri dy, me pak mundësi për të fituar vërtet trofeun. Kur francezi u ngrit për të shkuar në skenë, të dy u kryqëzuan dhe katalanasi nuk u ngrit, por i dha disa të rëna në këmbë në shenjë urimi. Por larg kamerave ai la të mënjanë çdo ndjenjë negative. Iu afrua Dembélé, priti me durim radhën e tij dhe më pas e përqafoi për ta uruar, një reagim i kundërt me atë të babait të tij që përpara mediave ishte i papërmbajtshëm. Lojtari e pranoi verdiktin, sikur ta dinte tashmë rezultatin e votimit, dhe vazhdoi të duartrokiste kundërshtarin pavarësisht hidhërimit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI