Flash

Rama përmend edhe Putinin si arsye pse Shqipëria po negocion shpejt futjen në BE

Lapsi.al 23 September 2025
Rama përmend edhe Putinin si arsye pse Shqipëria po negocion shpejt

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit europian të vendit është tepër intensiv, ndërsa ecurinë e deritanishme ia faturuar përpjekjeve të bëra nga Shqipëria dhe ndryshimet në mendësinë e liderëve të BE.

Sipas tij ky ndryshim ka ardhur si pasojë e sulmeve të Moskës në Ukrainë, që kanë bërë të qartë për të gjithë që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes të BE.

“Kermi ecur në proces me një shpejtësi që kurrë nuk është parë më parë, kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE përkundrejt zgjerimit për shkak të luftës në Ukrainë që ka tronditur fort Europën dhe u ka përçuar udhëheqësve europianë mesazhin që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes të BE.

Falë asaj që kemi bërë dhe asaj që ka bërë Putini jemi në një proces tejet të intensifikuar të integrimit. Shpresëplotë që do të ndodhë herët më shumë se vonë, ndërsa plani është përfundimi i pjesës teknike në fund të 2027”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI