Flash

Katy Perry reflekton mbi ndarjen nga Orlando Bloom

Lapsi.al 23 September 2025
Katy Perry reflekton mbi ndarjen nga Orlando Bloom

Pas një viti të vështirë të mbushur me ulje-ngritje emocionale, Katy Perry ka reflektuar publikisht për herë të parë mbi ndarjen nga ish-i fejuari Orlando Bloom dhe përjetimet personale që e kanë shoqëruar.

Këngëtarja e hitit “Teenage Dream” publikoi një mesazh prekës në Instagram të martën, me rastin e njëvjetorit të daljes së albumit të saj “143”, duke iu drejtuar fansave të saj besnikë, “KatyCats”.

“Ju e dini që nuk jam shumë për postime përvjetorësh,” shkroi ajo. “Por do të ishte e papërgjegjshme të mos e pranoja ndikimin e jashtëzakonshëm që ka pasur ky vit tek unë.”

40-vjeçarja e përshkroi albumin si një histori dashurie për fansat e saj, duke theksuar se vitin e fundit e ka kaluar si një “rollercoaster”, me fitore, humbje dhe mësime të mëdha.

“Ne, macet (dhe minjtë), kemi kaluar një rollercoaster, por kudo që na çoi ky udhëtim, kemi qenë bashkë,” shkroi Perry. “Jam krenare për veten, për ju dhe për komunitetin që kemi ndërtuar.”

Në postimin e saj, këngëtarja foli edhe për përballjen me pyetjen nëse e do veten, duke thënë: “Çdo ditë më jepet mundësia t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Sot, përgjigjja është: Po.”

Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët ishin së bashku gati 10 vite dhe janë prindër të një vajze 5-vjeçare, Daisy Dove, konfirmuan ndarjen e tyre në qershor 2025. Ata deklaruan se janë ndarë miqësisht, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet bashkëprindërimi me dashuri dhe respekt.

Orlando, 48 vjeç, foli për ndarjen në shtator, duke u shprehur:

“Jam mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar. Nuk kemi asgjë tjetër veç dashuri për njëri-tjetrin.”

Këngëtarja, e cila ndodhet në turin ndërkombëtar “The Lifetimes Tour”, përfundoi mesazhin e saj me një shprehje besimi për të ardhmen:

“Nuk po e kontrolloj më rrjedhën e gjërave. Po i besoj engjëjve, fansave dhe muzikës që të më çojnë atje ku duhet. Ju lutem ta dini këtë: dashuria ime për ju është e pakushtëzuar. Asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa ju.”

Të këshilluara

Tom Holland dërgohet me urgjencë në spital

Tom Holland u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë xhirimeve të Spider-Man: Brand New Day. Të premten, më 19 shtator, aktori bri...

14:57

Cardi B reagon ndaj padisë së Stefon Diggs

Cardi B, e cila është në pritje të një fëmije me  Stefon Diggs, ka dhënë një deklaratë pasi një grua ka deklaruar se ai është babai i fëmijë së saj. Në një t...

17:11

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI