Flash

Conte në siklet në TV, pyetet për lojtarin mendon se e përshëndetën: “Kush unë?"

Lapsi.al 23 September 2025
Conte në siklet në TV, pyetet për lojtarin mendon se e

Intervista me Antonio Conte është drejt fundit. Pyetja e fundit që i bëjnë në DAZN është për gjendjen e mbrojtësit, Alessandro Buongiorno, i cili u detyrua të dilte për një shqetësim muskulor në ndeshjen e fituar kundër Pizës. Dhe këtu trajneri i Napolit ngatërrohet, te pyetja e gazetares Giusy Meloni dhe bën pak konfuzion. Keqkuptohet, ndoshta sepse e perceptoi gabimisht. “Buongiorno (Mirëdita) si është?”. Dhe ai mendon se i referohej atij, për gjithë vuajtjen e përjetuar drejt fundit të një ndeshjeje që dukej e mbyllur me 3-1 e Luccas dhe më pas u vu në diskutim nga një gol (krejtësisht i evitueshëm) i pësuar në minutën e 90'. “Po kush, unë?”, heshtje për disa çaste pastaj shton: “Ah… faleminderit që ma bëre pyetjen”.

Conte e Meloni në DAZN: nuk e kuptoi pyetjen

Lodhja dhe ndjenja e shterimit për ta jetuar me intensitet gjithë pathosin e gjashtë minutave shtesë i bëjnë një shaka të hidhur teknikut Conte. Në transmetim të drejtpërdrejtë rrëshqet te pyetja e fundit që i bëhet nga e dërguara e DAZN që ishte në lidhje nga fusha e stadiumit Maradona. Tema ishte Buongiorno: një problem në aduktorin e kofshës së majtë, i theksuar nga një shprehje dhimbjeje, motivoi zëvendësimin e detyruar. Do të vlerësohet në orët e ardhshme për të kuptuar nëse do t’ia dalë apo jo të jetë gati për Milanin, nëse do të duhet të pushojë apo bëhet fjalë për një dëmtim më serioz.

“Conte, duhet t’ju përshëndesim por përpara dua t’ju pyes Buongiorno (mirëdita) si është”. Trajneri i Napolit e percepton pjesën e fundit të frazës së gazetarit Meloni sikur të kishte një presje dhe një qëllim pyetësor. Domethënë: Mirëdita, si jeni? Në të vërtetë, interesi ishte krejtësisht për gjendjen e futbollistit. Dhe këtu trajneri salentin ngatërrohet dhe ka pak siklet.

Kujdesi dhe batuta për defibrilatorin: “Më duhet në pankinë”

“Po kush, unë? Ma thua mua? Ah… mendoja se Buongiorno (mirëdita) si je ishte drejtuar për mua… Dhe unë po të thosha: faleminderit që ma bëre pyetjen”. Pastaj Conte bën një batutë dhe shuan atë keqkuptim. “Edhe sepse për këtë (dhe buzëqesh ndërsa e thotë) më duhet defibrilatori në pankinë për mua…”.

Lexo më tej: Si do të jetë renditja finale e SerieA sipas ChatGPT: nuk gabon Conte, zhgënjen Milan

Në fund rikuperohet dhe me mendimin për dëmtimin e mbyll çështjen me një shprehje fytyre si shtesë e komenteve mbi skuadrën dhe merkaton: “Për Alessandro duhet parë çfarë ka pësuar… sigurisht do të bëjmë vlerësime, shpresojmë të mos jetë gjë e madhe përndryshe djali duhet të shkojë të bekohet”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI