Flash

Aksident tragjik në Pjezë të Durrësit, humb jetën një 26-vjeçar

Lapsi.al 23 September 2025
Aksident tragjik në Pjezë të Durrësit, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë, duke shkaktuar humbjen e jetës së një të riu.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me një automjet tip Ford, që drejtohej nga G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Përplasja ka rezultuar fatale për G. K., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, F. R., është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Shërbimet policore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditë...

07:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI