Flash

Trump bën njoftimin e rëndësishëm: Kemi gjetur kurën për autizmin

Lapsi.al 22 September 2025
Trump bën njoftimin e rëndësishëm: Kemi gjetur kurën

Administrata Trump pritet të njoftojë të hënën se përdorimi i Tylenol-it, i njohur gjerësisht si paracetamol nga gratë shtatzëna mund të jetë i lidhur me rrezikun e autizmit tek fëmijët. Ndërsa prodhuesi i Tylenol, Kenvue Inc., i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e Trump.

Gazeta Washington Post raportoi se zyrtarët synojnë gjithashtu të nxisin kërkimet nëse ilaçi leukovorin mund të përdoret potencialisht për të trajtuar autizmin. Udhëzimet mjekësore aktualisht përcaktojnë se Tylenol, një qetësues dhimbjesh pa recetë i njohur në SHBA si acetaminofen, është i sigurt për tu përdorur nga gratë shtatzëna.

Trump e parapriu këtë veprim gjatë shërbimit përkujtimor për aktivistin konservator Charlie Kirk të dielën, duke u thënë të pranishmëve: Mendoj se gjetëm një përgjigje për autizmin.

“Presidenti Trump u zotua të adresojë shkallën në rritje të autizmit në Amerikë dhe ta bëjë këtë me shkencën e Standardit të Artë. Njoftimi i nesërm do të shënojë përparim historik në të dyja angazhimet”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kush Desai.

Më herët këtë muaj, Wall Street Journal raportoi se Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. po përgatitej të sugjeronte që përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë mund të lidhet me çrregullimin e spektrit të autizmit, një gjendje neurozhvillimore e karakterizuar nga sfida sociale dhe komunikimi së bashku me sjellje të përsëritura.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në shtrirjen lin...

07:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI