Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Loja me shkarkim nesër/ Ballo me maska mes Lalit dhe ish partisë së tij

Lapsi.al 22 September 2025
Loja me shkarkim nesër/ Ballo me maska mes Lalit dhe ish partisë

Mes socialistëve që deri dje e kishin heroin e tyre dhe Erion Veliajt që sot gjendet në burg, po vijon të luhet një ballo me maska.

Kryebashkiaku në detyrë i ka kërkuar këshilltarëve të zgjedhur, pothuajse emër për emër, prej tij që edhe nëse e shkarkojnë, së paku t'i dëgjojnë pretendimet e tij në mbledhjen e të martës pasdite ku do të kërkohet ndërprerja e mandatit për arsye se ka munguar në punë më shumë se tre muaj.

Përgjigjia që ka marrë, korrekte në formë, mbart brenda vetes një cinizëm eksterem: "Dërgoji objeksionet e tua me shkrim nga burgu".

Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

Në fakt kjo lojë kukamçefti fsheh një tension të thellë, të cilin asnjëra nga palët nuk po do ta shpërthejë e para. Socialistët po ndjekin linjën e Edi Ramës, që ende bën sikur e mbron Lalin, ndonëse politikisht po e fundos përditë e më shumë atë. Edhe Veliaj, që e kupton shumë mirë lojën, nuk do ta thyejë akullin i pari. Në letrën dërguar këshilltarëve të partisë së tij ai arriti në absurditetin ekstrem të shfajësimit të atyre që po e shkarkonin, ndonëse pretendonte se për këtë gjendje nuk kishin faj ata që kanë marrë atë vendim: “Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues”, shprehej Veliaj.

Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen për shkarkimin e tij (Letra)

Por përtej kësaj hipokrizie të neveritshme ata që dinë të lexojnë e kanë kuptuar atë që po ndodh. Veliaj duhet eleminuar politikisht me çdo kusht. Së pari në një koordinim që ngjalli dyshime, Rama i bëri deklaratat nga asambleja e PS-së, menjëherë pasi dosja e të pandehurit Veliaj u çua në gjykatë nga SPAK.

Shkarkimi i Lalit/ Si u koordinua edhe një herë Dumani me Ramën

Në të njëjtin fjalim ku kërkoi shkarkimin, ai e bëri të ditur se kuadri ligjor për të vënë në lëvizje heqjen e një kryebashkiaku që s'paraqitet në punë lë për të dëshëruar dhe ai duhet të ndryshohet nga parlamenti i ardhshëm. Por megjithatë ai nuk priti këto korrigjime për të nisur me urgjencë procedurën e fundit të Veliajt.

Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun për Tiranën

As argumenti se ky shkarkim me "zemër aspak të lehtë" bëhet për interesin e qytetarëve, për t'i shërbyer sa më mirë atyre nuk qëndron. PS ka pasur të tjerë kryebashkiakë të izoluar, që kanë munguar në punë, po nuk ka votuar për heqjen e tyre. Mos vallë se banorët e Rogozhinës apo Tropojës nuk janë aq të rëndësishëm, apo se atyre u duhet shërbyer më pak? Jo kjo thjesht është një alibi që shërben vetëm për heqjen qafe të Lalit! Po t'i shtosh të gjitha këtyre edhe faktet e mëparshme, se si nuk u lejua Erioni të caktonte me firmën e tij zëvendësen e përkohshme (duke u detyruar të tërheqë dekretin që lëshoi), se si u spastruan njerëzit e tij nga postet kyçe në bashki, se si Rama imponoi Anuela Ristanin në vend të Sara Goxhajt, bëhet e qartë se vendimi për të hequr qafe Veliajn këtë shtator ka pasur një strategji të qartë prej muajsh. 

Si u zhduk Lali dhe u shpik Anuela/ Telenovela e një puçi në bashki  

Pra, pak kush ka dilema për mënyrën se si do të vendosin të martën 34 socialistët (nga 61 gjithsej) në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Erion Veliaj jo vetëm që do të shkarkohet por atij nuk do t'i jepet as sadisfaksioni i një tribune për të folur. Ndonëse ai ndodhet në burg pa një vendim të formës së prerë, ndonëse edhe vetë kryeministri që në fund duhet të hedhë firmën e ka pranuar se procedura e shkarkimit ka probleme ligjshmërie, fati i tij është paracaktuar nga djemtë e Ramës në bashkëpunim me ata të Dumanit. Prandaj dhe ballo me maska, "nuk është faji juaj që po më shkarkoni" apo "Ti mund të dërgosh versionin tënd me shkrim" është një shfaqje për budallenj. E vërteta është se marrëdhënia mes lalit dhe rilindasve të mbetur ka përfunduar, ndonëse askush s'po merr guximin ta shpallë i pari.  

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Si ta emërosh një kryetar bashkie

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Që nga fitorja e tij gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të majit, Kryeministri Edi Rama ka bërë një xhiro të zgjatur fitoreje p...

10:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI