Flash

Dy pikë në 4 ndeshje, Garcia orët e numëruara: Flamurtari hedh sytë nga Orges Shehi

Lapsi.al 22 September 2025
Dy pikë në 4 ndeshje, Garcia orët e numëruara: Flamurtari

Flamurtari rrëzohet edhe përballë Vorës, duke ndarë tashmë vendin e fundit me Tiranën, pas katër javëve të para të Superiores. Asnjë fitore e vlonjatëve, që janë skuadra më e investuar në këtë start kampionati. Në Vlorë nuk është se janë shtrënguar me shpenzimet dhe kanë bërë 14 përforcime, 13 nga të cilët të huaj ku spikatnin Jose Rodriguez, me një të kaluar te Real Madrid dhe Alessandro Bolzan në huazim nga Cagliari. Në të gjithë këtë investim tekniku Carlos Garcia në katër ndeshje, tre i ka patur me skuadra jo pretendente. Dy pikët rrinë ngushtë e tani Flamurtari ka kthyer sytë te Orges Shehi, si njeriun që mund të ndryshojë fatet e një sezoni të nisur shumë keq.

Garcia nuk ka më asnjë dashamirës në ambjentet e klubit Flamurtari, sepse përvec rezultateve negative, ka edhe një justifikim mosrespektues për gjërat që nuk shkojnë, ashtu sikurse e konsideroi "lojë të mirë", ndeshjen e humbur me Vorën. Në Vlorë janë të bezdisur nga kjo gjë, duke shtuar kështu edhe pagesën e lartë që tekniku spanjoll merr çdo muaj. E kështu, Orges Shehi kthehet prioritet, një trajner që ka treguar se di të fitojë dhe të cilin Flamurtari e kërkoi në fillim të sezonit, kur kërkonte të bënte dyshen Osmani-Shehi te kuqezinjtë.

Lexo më tej: Tirana nuk fiton as me Bordin, dridhet pankina e Garcia te Flamurtari

Çështja nuk është e thjeshtë se ish-tekniku i Tiranës e Partizanit ka një kontratë me Ballkanin që zgjat deri në maj 2026. Natyrisht, që nëse Idrizi vendos të bëjë lëvizjen, nuk do të frikësohet nga 7 mijë eurot në muaj që tekniku durrsak merr në Kosovë. Sondazhet janë bërë, tani pritet të nisin edhe kontaktet, sepse koha shtrëngon e Flamurtari nuk dëshiron të kthehet andej nga erdhi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI